Boksieri shqiptar, Reshat Mati ka arritur një tjetër fitore të madhe në boksin profesionist.
Ai në duelin e mbrëmshëm e mposhti boksierin Ryan Pino me vendim unanim të gjyqtarëve.
Boksieri shqiptar i lindur në Amerikë u tregua më i mirë gjatë gjashtë raundeve duke triumfuar në fund.
Kështu, Mati vazhdon rekordin e tij pa humbje duke e shënuar fitoren e 10-të.
Pas duelit, Mati tha se nuk ishte i lumtur me performancën pasi kishte pritur se do ta përfundonte më herët duelin.
Duelin e plotë të Reshat Matit mund ta ndiqni në videon më poshtë prej minutës 1:05:45.