LAS VEGAS NV: Bokseri shqiptar i lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Reshat Mati, ka shënuar një tjetër record, me fitoren në Las Vegas, të shtunën në mbrëmje.
Mati apo i njohur si “Arusha Shqiptare” ka mposhtur kundërshtarin Ryan Pinon në meçin që u zhvillua në kuadër të peshave “Welterweight”.
Kështuqë, Reshat Mati, ka siguruar një tjetër fitore me “pikë” mbrëmjen e djeshme, duke lumturuar kështu të gjithë tifozët kuqezi, miqt, dhe stafin që ishin duke ndjekur në arenën e boksit “Mandalay Bay Resort and Casino” në Las Vega – Nevada, por nuk ka qenë i kënaqur me vetveten me preformacën e tij.
Pesha “Welterweight” Reshat Mati (10-0, 7 KO) e “shkeli” Ryan Pino (8-7-2, 4 KO) gjatë gjashtë raundeve me rezultatet 60-54, 58-56, 58-56.
Mati që fitoi me vendim unanim pasi ishte shumë më i mirë se kundërshtari i tij në gjashtë raundet, në reagimin e tij para gazetarve, tha se nuk ishte “aspak” e kënaqur me fitoren, duke shpresuar se me stërvitje do të jetë në duelet e ardhshme edhe më me profermancë.
Andi Purewal, i portalit “Boxing Social” foli për talentin shqiptar amerikan, Yllin në rritje, siç e quajti ai, Reshat Mati, pas fitores së tij kundër Ryan Pino në kartën "Haney-Linares" në Las Vegas, dhe Reshat Mati, reagoi duke thënë se : "Unë nuk jam i kënaqur me performancën time!" në fitoren e UD ndaj Ryan Pino.
Ndërkohë, në llogarinë e tij në Facebook, mbas metçit të mbrëmshëm Mati, shkruajti:
“10-0! Faleminderit të gjithëve që më mbështetën miqtë e familjes time trajnerët e mi tifozët e mi dhe sponsorët e mi. Unë kërkoj falje për performancën jo aq të mirë, por do të bëj një shfaqje më të mirë për të gjithë herën tjetër”
Kundërshtari i Matit, Pino, rezultoi një kundërshtar mjaft i “dobët”, duke i përfunduar në 6 raunde, pa “gridë”, duke mos arritur të përballonte fuqinë e madhe që boksieri shqiptar mban në duar.
23 vjeçari shqiptar, Reshat Mati, gjithashtu vazhdon të dalë në ring me simbolet tona kombëtare, në mbathjet e bardha ai mbante shqiponjë dy-krenare të qëndisur në to. I njohur ndryshe edhe si “Arusha shqiptare”, Reshat Mati është rritur në Amerikë me atdhetarizëm e dashuri për rrënjët e tij, ndërsa cilësohet me prespektivë të jashtëzakonshme në arenën e boksit.
Gazetarët dhe ekspertët sportiv Matin, e çmojnë si një nga boksierët e rinj me shumë perspektivë, duke thënë se “10:0” do ti mundësojë atij që të vazhdojë të ngritet në rang listat e peshave të boksit një e nga një”