Joshua zbulon rivalin: Do ta fus në CV-në e boksierëve që kam mundur!
Boksieri Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë, duket se është gati që të përballet me ukrainasin Oleksandr Osyk, një duel i vlefshëm për titujt kampionë bote në peshën e rëndë, që mbahen nga britaniku.
Lajmin e konfirmoi menaxheri e promotori i boksit Eddie Hearn.
“Joshua nuk ka dëshirë të heqë dorë nga titulli WBO e ta nxjerrë atë vakant.
Ai është një boksier i gatshëm të përballet me këdo dhe dëshiron të fusë edhe emrin e Usyk në CV-në e tij, në listën e boksierëve që ka mposhtur. Do të jetë një sfidë interesante nëse realizohet”, tha Hearn.