Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku, e do fitoren me çdo kusht në Paris. Ajo synon dy fitore dhe të kualifikohet në Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”.
Donjeta duket në formën më të mirë por e cila sonte kërkon edhe pak fat sportiv.
"Donjeta Sadiku sonte paraqitet në ring në kualifikimet për normën olimpike.
Boksierja Donjeta Sadiku, nga ora 18:00 ngjitet në ring kundër boksieres nga Suedia Agnesa Lexiussion, në Paris të Francës, në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike -Tokio 2020, që po mbahen prej 4–8 qershor 2021.
Boksierja Sadiku do ti ketë dy meçe dhe i nevojiten dy fitore për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.