Ish boksieri i Prishtinës, Arian Gashi, njëherësh ish anëtari i kombëtares së Kosovës, është martuar me Jetmiren.
Gashi është i lumtur që e ka gjetur princeshën që e ka ëndërruar.
Ai në fillim të muajit maj e ka organizuar ceremoninë e dasmës, një dasmë të vogël dhe sipas rregullave që e ka lejuar protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë.
“Edhe pse viti i koronës ishte vit i vështirë për të gjithë, për mu mund të them që ishte viti më i miri, pasi që më solli bashkudhëtaren e jetës.
Jam martuar me Jetmiren.
Ajo nuk është sportiste me profesion, mirëpo me shoqëron mua në kohën e lirë dhe e kam përkrahjen maksimale.
Vitin e kaluar me 9 gusht 2020 e kemi bë fejesën, ndërsa me 10 gusht kurorëzimin. Sivjet, në vitin 2021, me 1 maj edhe martesën, po ashtu tani është bërë banore e Gjermanisë dhe jemi bashkuar e jetojmë së bashku në Dyseldorf të Gjermanisë”, tregon Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.