Ylli shqiptar, Iliri Latifi sonte do të rikthehet në kafaz ndaj Tanner Boser, përballje kjo e peshave të rënda, shkruan Insporti.
Iliri aktualisht ka 14 fitore, tetë humbje dhe asnjë barazim, derisa kundërshtari i tij ka 19 fitore, shtatë humbje dhe një barazim.
Latifi peshon në 111.8 kilogramë dhe është i gjatë 178 cm, ndërsa Boser peshon 105.5 kilogramë dhe është i gjatë 188 cm.
Takimi mes dyshes pritet të fillojë rreth orës 22:00.