Pas fitores unanime të boksierit të peshave të rënda Agit Kabayel kundër amerikanit Kevin Johnson, grushtat dhe karriget fluturuan në mjedisin e Magdeburgut, ku u zhvillua mbrëmja gala e boksit.
“Ata që nuk dinë të sillen duhet të qëndrojnë në shtëpi. Kur sheh diçka të tillë, sigurisht që je shumë i trishtuar”,- tha boksieri gjerman Kabayel, i cili është i pamposhtur në 21 ndeshje profesioniste, në MDR: “Diçka e tillë e shkatërron boksin. Ata që nuk mund të sillen ndryshe duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata e shkatërruan gëzimin dhe fitoren time.”
Boksieri 28-vjeçar, i cili u përpoq më kot të qetësonte me mikrofon në dorë huliganët jashtë ringut, mori një telefonatë nga nëna e tij e shqetësuar, e cila shikonte pamjet e dhunshme të incidentit: “Mami është gjithmonë e shqetësuar,”- u shpreh ai.
Për luftën në skenën e Magdeburgut, autoritetet kishin lejuar deri në 1000 shikues, që u testuan negativisht nga Covid-19.
“Ne kishim 1000 spektatorë, 980 prej të cilëve ishin mysafirë të shkëlqyeshëm. Por për shkak të 20 idiotëve, tani kemi këtë ngjarje. Eshtë thjesht trishtuese,”– kanë deklaruar organizatorët e këtij eventi.
Zuschauer-Prügelei nach dem
— ??? ???? ??? ???????? ???? (@FreieSatireD) June 6, 2021
Kampf von Agit Kabayel!
Achtet mal auf den Phänotyp
der sich prügelnden im Video. pic.twitter.com/ihI123WpPZ