Federata e Boksit të Kosovës ka bërë të ditur se cilët nga gjyqtarët kanë dështuar e cila e kaloi provimin në AIBA.
Nga katër gjyqtarë vetëm një kaloi, kjo dëshmon se nuk është bërë punë e mirëfilltë me gjyqtarët e Kosovës.
“AIBA dërgoi rezultatet e provimeve për gjyqtarë AIBA 1 ylli (Star).
Nga 4 gjyqtarët nga Kosova që ju nënshtruan provimit për AIBA 1 ylli (star) vetëm Marigona Beadini është licencuar me licencë ndërkombëtare AIBA 1 star.
Ndërsa sipas AIBA-s gjyqtarët Agim Shala, Agim Tahiraj dhe Visar Ibrahimi nuk kanë kaluar provimin”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.