Selektori i Kosovës për femrat, Besim Brahimi, vajton dy mungesa për turneun e madh. Ai tha se ka bërë një punë të madhe dhe i bëri boksierët që të përfaqësojnë shtetin e Kosovës.
“Suksese nxënësve të mi, të cilët me mund e me sakrificë të madhe i bëra që ta përfaqësojnë shtetin sa ma dinjitetshëm.
Mungesa e Donjeta Sadikut dhe Shpejtim Bajokut është e madhe, ku me Donjetën i kemi synime të tjera, që të arrijmë atje ku është ëndërra e çdo sportisti Olimpik.
Unë pres paraqitje të mirë dhe padyshim që të na sjellin medalje kampionat: Bashkim Bajoku; Besart Pireva, Patriot Behrami”, ka shkruar Brahimi.