Kombëtatja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian U-22, që prej sot deri më 25 qershor mbahet në Abruzzi të Italisë.
Kosovën e përfaqësojnë boksierët: Bashkim Bajoku (-52 kg), Patriot Behrami (-69 kg), Besart Pireva (-81 kg), trajneri Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli
Boksierët tanë janë të përgatitur dhe synojnë rezultate të mira.
Bogujevci shpreson më shumë edhe në fat sportiv sepse e gjitha do të varet edhe nga shorti.