Boksieri amerikan Deontay Wilder, në prag të sfidës së 24 korrikut ndj britanikut Tyson Fury, u shpreh se mendja e tij është bërë më e dhunshme, pasi dëshiron të hakmerret ndaj rivalit.
Wilder shpreson të rimarrë titullin kampion bote në peshën e rëndë që pat humbur 18 muaj më parë.
“Hakmarrje, vetëm hakmarrje për atë që unë bëra ndaj atij dhe atë që ai ka bërë ndaj meje. Ai mashtroi në sfidën e fundit. Mendja ime tani është bërë më e dhunshme dhe e vetmja gjë që shoh është hakmarrja.
Përgatituni prë luftë, pasi e tillë do të jetë sfida në ring më 24 korrik”, tha Wilder.