Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Fatmir Makolli, tregon për fundvitet e 80-ta, se si e ka hedhur në tokë fanellën e reprezentacionin të ish Jugosllavisë, kur dikujt as që i mbante ta kundërshtonte at regjim.
Makolli ka qenë prej boksierëve më luftarak dhe ka arritur suksese të mëdha në vite e 80-ta.
Ai ka qenë reprezentues standard për 6-7 vite në ish Jugosllavinë artificiale, prej 1984- 1989, deri kur e hodhi atë fanellë në tokë, për shkak të padrejtësive të mëdha që bëheshin ndaj popullit shqiptar të Kosovës.
Po ashtu ka qenë kampion ballkanik, nënkampion i Mesdheut, i treti në Kupën botërore dhe reprezentues i Evropës deri në vitin 1989.
“Pas suprimimit të te drejtave te popullit shqiptar në Kosovë dhe shkeljes së Kushtetutës, si i vetmi reprezentues i ish shtetit isha dhe mbeta i vetmi sportist që e kam gjuajtur fanellën e ish Jugosllavisë”, tha Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.