Nënkampioni i botës në boksin amator në vitin 1978, Mehmet Bogujevci, aktualisht sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, tha se gazeta “Bota sot” po bën një të madhe në informim.
Legjenda e boksit e uron 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”.
“E vlerësoj shumë gazetën “Bota sot” për gjitha informatat dhe shkrimet për sportin.
Jeni zëri i sportistëve dhe në shërbim të propagandimit të sportit.
Vetëm vazhdoni me realitet për të mirën e sportit. Uroj 26 vjetorin e gazetës dhe shumë. vite të tjera”, uron Bogujevci.