Gjyqtari i mirënjohur i boksit, Agim Tahiraj, tha se “Bota sot” është prej gazetave që e pëlqen më së shumti, që raporton me korrektësi dhe paraqet të gjitha ngjarjet sportive në mënyrën më të mirë.
“E përgëzoj gazetën ‘Bota sot’ për punën e bërë, shkrimet sportive veçanërisht për të theksuar z. Kemajl Goca, ku në veçanti është gazetari i cili gjithmonë i ka kushtuar sportit dhe sportistëve vendorë, dhe mund të them se po ashtu i ka kushtuar rëndësi sportit të viteve 90-ta, pra pavarësimit të sportit të Kosovës.
Po ashtu ka bërë shkrime pothuajse për të gjithë kontribuesit e sportit të viteve 90-ta.
Respekt të madh për gazetën e në veçanti për të madhin Kemajl Goca’, uron Agim Tahiraj.
Ndryshe Tahiraj ka qenë veprimtar i madh jo vetëm në sport por edhe për çështjen kombëtare.