Ish boksieri i njohur, Afrim Majanci: ‘Bota sot’, çdoherë të parët na informoni 

Boksi

Ish boksieri i njohur, Afrim Majanci: ‘Bota sot’, çdoherë të parët na informoni 

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 21:57
Ish boksieri i njohur, Afrim Majanci: ‘Bota sot’, çdoherë të parët na informoni 

 Legjenda e boksit të Kosovës, Afrim Majanci, tha se ‘Bota sot’ po jep kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e opinionit.

Ish boksierit i gjeneratës së artë të Prishtinës, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”. 

Majanci, në vitet e gjeneratës së sakrificës dhe të pasluftës është prej trajnerëve më të mirë në vendin tonë, thotë se ‘Bota sot’ në çdo kohë e ka përcjellë me vëmendje boksin.

“Urìme ‘Bota sot’ 26 vjetorin, jeni ndër gazetat më të lexuara.

Ju shpreh faleminderim të posaçëm redaksisë së sportit, që jeni të saktë dhe çdoherë të parët na informoni gjithashtu shkrimet e juaja për gjeneratën e sakrificës”, uron Afrim Majanci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat