Legjenda e boksit të Kosovës, Muharrem Gjocaj, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, pesë herë kampione e ish Jugosllavisë, thotë se ‘Bota sot’ është medium i fuqishëm dhe që pasqyron çdo ngjarje në mënyrën më të mirë.
“Urime për përvjetorin e gazetës më të mirë dhe reale në Kosovë.
Ju falënderoj për përkrahjen që bëni gjithmonë për sportistë.
Ju uroj një punë të mbarë dhe të palodhshme. Tour, tour, tour”, uron Muharrem Gjocaj.