Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk do të stërvitet nga patrioti i tij Anatoly Lomachenko për duelin e 25 shtatorit, ku do të synojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj britanikut Anthony Joshua. Ky është një rikthim për Lomachenko në stafin e Usyk, pasi ata janë stërvitur edhe më parë mes tyre.
Falë bashkëpunimit me Lomachenko, Usyk u shpall kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 94kg) dhe më pas ata u ndanë kur boksieri kaloi në peshën e rëndë. Në duelin e fundit (tetor 2020), Usyk kishte trajner Yuri Tkachenko, por duket se bashkëpunimi u mbyll shpejt.
Një lajm ky jo fort i mirë për Joshua, që do të ketë përballë një rival të trajnuar mirë për këtë sfidë.
“Nuk kam frikë as nga Usyk e as Lomachenko”, tha Joshua.
Anatoly Lomachenko është babai i boksierit Vasily Lomacheko, kampion bote në 3 divizione të ndryshme.