Dustin Poirier është gati për duelin e 10 korrikut, ku në Las Vegas do të zhvillojë triologjinë ndaj Conor McGregor në eventin UFC-264.
Amerikani synon të përsëritë suksesin e 6 muajve më parë, ku në “Fight Island” të Abu Dhabi mposhti rivalin irlandez me “submission” në raundin e dytë.
“Conor është një luftëtar i madh, një njeri që e respektoj. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, por në kafaz do të ketë vetëm një fitues. Kam mësuar shumë nga dueli i kaluar dhe jam gati të përsëris të njëjtën gjë edhe këtë herë.
Uroj që kjo sfidë të jetë një “déjà vu” e duelit të fundit”, dha Dustin Poirier.