Boksieri i UFC-së, Connor McGregor është operuar me sukses.
Irlandezi theu kyçin e këmbës në raundin e parë ndaj Dustin Poirier, derisa tani është operuar.
McGregor përmes një video ka konfirmuar se është mirë dhe që do rikthehet pas gjashtë jave, kurse kishte disa fjalë edhe për amerikanin.
“Përshëndetje tifozë, sapo dola nga operacioni, çdo gjë ishte perfektë, ndihem shumë mirë. Kemi gjashtë javë, pastaj rikthehem”.
“Ishte një raundi ferri i parë, do ishte mirë të shohim të dytin dhe të shohim çfarë do të ndodhte. Por, kjo është pjesë e biznesit”.
“Dustin mund të festosh fitoren e ligamenteve, si të duash, por nuk ke bërë asgjë. Pak dëmtime në vesh, kjo është e gjitha”, tha ai.
'He's ok' - as @Thebeast_ufc would say
— RT Sport (@RTSportNews) July 12, 2021
Conor McGregor gives an update from the hospital after breaking his tibia at #UFC264, mocks @DustinPoirier's ground-and-pound pic.twitter.com/k8gtUgA9k2
Ndërkohë, Poirier ka hedhur poshtë mundësinë që të zhvillojë përballjen e katërt ndaj McGregor.