Ish-ylli i MMA-së Travis Fulton është gjetur i vdekur në një qeli të burgut.
Fulton u përball me akuza në lidhje me pornografinë e fëmijëve dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve dhe sipas raporteve të medias, ai kishte pranuar dy nga katër akuzat.
Gjykimi ishte caktuar për 23 korrik dhe policia amerikane e ka lëshuar një deklaratë në të cilën konfirmuan se hetimi po vazhdojnë dhe se ka shumë të ngjarë të jetë një vetëvrasje.
Fulton ishte i njohur në botën e MMA-së për 323 luftëra profesionale, duke e bërë atë një mbajtës rekordi me rezultatin 257-55-10.