Federata e Boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për turneun e radhës.
Klubi i boksit Prizreni do të organizon turneun ndërkombëtar tradicional ‘Ekrem Rexha - komandant Drini’, me 17 korrik, në Palestrën e Sporteve ‘Sezai Surroi’ Prizren, njpfton Federata e Boksit e Kosovës.
Duelet fillojnë nga ora 18:00 dhe priten meçe interesante.
Gjyqtarë që do të ndajnë drejtësinë: Latif Demolli, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Filip Nue dhe delegat Nadir Shllaku.