Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, çuditet pse në Kosovë nuk e ka respektin si në shtetet e rajonit dhe të Evropës.
Para pak kohe u ftua në Beograd si mysafirë nga gjeneratat e artë e boksierëve të ish republikave të ish Jugosllavisë!
Siç tregon ‘Zizi’, aty u nderua si emër i madh sportiv dhe para pak kohe e zgjodhën edhe boksierin më të mirë të të gjitha kohërave në kategorinë në rëndë në shtetin që nuk ekziston më.
Salihu tregon edhe një detaj interesant për respektin e madh që pati nga ajo gjeneratë e artë.
Boksierët e asaj gjenerate, shkuan në njërën nga dyqanet e Beogradit dhe e nderuan me një garderobë të shtrenjtë (kat desha me kravatë), me vlerë 1000 euro.
“Çudi, kur isha në Beograd, ish gjenerata e artë me nderuan fortë e me një kat desha, çorapë e këpucë, me vlerë 1000 euro. Në Kosovë nuk me bëjnë hesap”, ankohet Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984.