Florian Marku do të ndeshej në datë 7 gusht luftëtarit rumun Prodan për titullin IBF International për peshën velter.
Marku me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” ka njoftuar se kjo ndeshje do të shtyhet për në muajin shtator për arsye të një dëmtimi që ka pësuar:
“Për të gjithë fansat e mi, unë jam shumë i irrituar t’iu njoftoj se sfida ime me Prodanin duhet të shtyhet për shkak të një dëmtimi që kam marrë.
Megjithatë unë do të kthehem në stërvitje shumë shpejt dhe i gatshëm për të luftuar Prodan në shtator.