Në turneun që u zhvillua në Zrenjanin të Vojvodinës, boksieri i ri dhe anëtari i Klubit të Boksit “Shkupi, Baki Ajeti, morri çmimin e boksierit më të mirë të turneut.
Ajeti, në sfidën finale të kategorisë deri më 60 kg, mundi Marko Jojiq nga Serbia me rezultat 3:2.
Juria i dha përparësi boksierit shkupjan kundrejt boksierit vendas.
Në ekspeditën e drejtuar nga trajneri Naser Haruni, ishin edhe boksierët Altin Osmani dhe Rion Bajrami.
Boksierët e rinj, duhej të kënaqen me medalje të argjendit, pasi humbën sfida e finales, duke konfirmuar se u mungon vetëm eksperienca.