Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe sonte pas mesnate në Lojërat Olimpike.
Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë.
Ky cilësohet si një meç tejet i vështirë për Donjeta Sadikun.
Caroline Dubois është kampione botërore në kategoritë e reja.