Është një kënaqësi që i kemi dy medalje olimpike tha në emisionin “Edicionin Special”.
“Trajneri i tyre Driton Kuka nuk vetëm një trajner, por një diplomat, trajneri duhet me qenë edhe diplomat, jo vetëm t’i trajnojë, duhet t’ju tregojë se si ta arrijnë që ta fitojnë medaljen”.
Azizi tha se ishte shumë i gëzuar për arritjen e dy medaljeve të arta.
“Drejt me të treguar, s’ka më kënaqësi se me u bo kampion, olimpiada është kompeticioni më i rëndësishëm në sport, sportin e njeh të gjithë botën, duke e pa që Kosova është e vogël, fal tyre është bërë më e madhe”.
Tutje Azizi tregoi përjetimin në momentin kur Majlinda e fitoi Medaljen e Artë para pesë viteve.
“Unë jam gëzuar shumë në momentin kur ka fituar Majlinda Kelmendi para pesë viteve, kam qenë i sëmurë, por që momentin kur me treguan që arriti ta fitojë Medaljen e Artë, më është përmirësuar gjendja shëndetësore”.