Boksieri i Zelandës së Re, David Nyika, nuk u përball me ndonjë vështirësi në rrugë drejt fitores kundër Youness Baalla në kategorinë e rëndë në debutimin e tij në Lojërat Olimpike të martën – përveç një kafshimi të vogël nga kundërshtari i tij maroken.
Nyika i fitoi dy rundet e para me lehtësi dhe i shkaktoi telashe të vahzdueshme Baallas me goditje të njëpasnjëshme në luftën që u zhvillua në Kokugikan Arena.
Por 22-vjeçari Baalla e humbi toruan dhe e kafshoi në vesh kundërshtarin e tij gjatë një përqafimi në rundin e tretë, por Nyika, i tronditur, ia doli të ikën në kohë atij.
Baalla nuk arriti t’i shkaktojë lëndime atij dhe lufta vazhdoi me fitoren e lehtë të Nyikas 5:0 me pikë në fund.
Pas meçit Nyika u shpreh i habitur sesi gjyqtarja nuk e kishte vërejtur këtë incident.
“A e patë ju? Mendoj se gjyqtarja s’e pa. Ajo ishte më së afërmi nesh”, tha Nyika, i cili në çerekfinale do të përballet me bjellorusin Uladzislau Smiahlikau.
“Ai nuk arriti të më kafshojë me tërë gojën. Fatmirësisht ai e kishte mbrojtësen e dhëmbëve e cila ishte e djersitur”, shtoi ai.
Ky incident, i cili po e bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale, e sjell në mendje luftën famëkeqe të Mike Tyson kur ish-kampioni i botës ia copëtoi një pjesë të veshit Evander Holyfieldit në vitin 1997.
Morocco’s Youness Baalla tried to bite the ear of New Zealand’s David Nyika!!! #Boxing #Tokyo2020 pic.twitter.com/N6LJIqjb6S
— Ben Damon (@ben_damon) July 27, 2021