Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, njehërësh gjyqtar ndërkombëtar i boksit, me pak fjalë e ka arsyetuar humbjen e Donjeta Sadikut në Lojërat Olimpike.
“Boksierja Donjeta Sadiku garoi në Lojērat Olimpike Tokio 2020.
Donjeta Sadiku kategoria 57- 60kg. pësoi humbje nga Caroline Depuis e Britanisë së Madhe,
Depuis është kampione Olimpike, kampione Evropiane për të reja, dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për Tokio 2020.
Donjeta Sadiku tregoi përformancë të mirë dhe dha gjithçka nga vetja por fati nuk ishte në anën e saj.
I urojmë fat dhe suksese Sadikut në garat e ardhshme ndërkombëtare”, ka shkruar Demolli.