Dita e fundit për Mehmet Bogujevcin si sekretar i përgjithshëm në Federatën e Boksit të Kosovës.
Pas dy dekada Bogujevci largohet nga kjo pozitë!
Nënkampioni i botës në vitin 1978 në boksin amator, padyshim se nuk e ka pasur të lehtë të largohet nga ky post, por vendosi që t’ju lëshojë rrugë të rinjve.
Mungesa e Bogujevcit do të ndihet shumë në federatë, si emër i madh dhe profesionist i madh.
Kapiteni i gjeneratës së artë të Prishtinës, që fitoi pesë tituj me klub në ish Jugosllavi!
Largohet legjenda nga federata, tani dëshiron një jetë të qetë e pa brenga brenda familjes.