Boksieri nga Kosova, që jeton e vepron në Zvicër, i jep fund beqarisë.
Labinot Xhoxhaj e konfirmon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se është martuar me një vajzë nga Kosova.
Xhoxhaj është prej boksierëve më të dalluar në versionin cruseir.
Ai nga 15 meçe ka 15 fitore, 12 me nokaut, një bilanc fantastikë.
Xhoxhaj është në ranglistë në top 34-shen, me synime të përmirësojë edhe më shumë renditjen botërore.
Nusja e tij nuk merret me sport por e përcjell me kërshëri sportin, sidomos meçet e Xhoxhajt.
Synimet e Xhoxhajt janë që të përgatitet sa më mirë për sfidat e ardhshme dhe të vazhdojë me fitore.