Boksieri francez nuk e pranon vendimin e arbitrit dhe qëndron në ring për gjysmë ore!
Boksieri Mourad Aliev protestoi fort në fund të ndeshjes që zhvilloi ndaj britanikut Frazer Clarke për peshën 91kg.
Francezi u skualifikua për dy goditje të qëllimshme ndaj kundërshtarit me arbitrin që i dha fitoren britanikut.
“E padrejtë, të gjithë e panë që unë fitova”, u shpreh Aliev pas vendimit të arbitrit dhe jurisë, ndërsa boksieri refuzoi të braktiste ringun.