Epoka e Shefki Bogujevcit po merr fund! Ai nuk do të jetë më selektor i kombëtares së Kosovës në boks (meshkujt).
Federata e Boksit e Kosovës kërkon selektor të kualifikuar!
“Neni 01. Selektori i reprezentacionit është person i kualifikuar profesionalisht dhe i aftë që drejt për së drejti të udhëheqë me punën profesionale të reprezentacionit.
Neni 02. Selektori- emërohet nga Bordi i FBOXK-së pas publikimit të konkursit publik . Selektori kryen detyrën e vet në cilësinë e personit që ka marrëdhënie pune me FBOXK. Përjashtim mund të jetë rasti kur personi e kryen këtë punë si veprimtari plotësuese me meditje ose me kompenzim, shumën e kompenzimit e cakton Bordi i FBOXK-së. Neni 03. Selektorët e reprezentacioneve zgjedhen posaçërisht për ekipet e kategorive, kurse për punën e tyre i përgjigjen Bordit të FBOXK-së. Neni 04. Selektor- mund të zgjedhet personi i cili përveç kushteve të parapara me ligj i plotëson edhe këto kushte: -
Ka thirrjen e trajnerit të Boksit AIBA; ka rezultate të theksuara në punën profesionale dhe edukative në klubet elite; ka përgatitje për të përfaqësuar dhe zhvilluar boksin - posedon rezultate të theksuara si trajner apo ish sportist.
Neni 05. Selektori- emërohet në parim në kohëzgjatje prej 1- 4 (katër) viteve – një cikël olimpik. Pas skadimit të mandatit selektori – mundet prapë të rizgjedhet në këtë post.
Neni 06. Selektori- mund të shkarkohet nga detyra edhe para skadimit të mandatit: - nëse nuk plotësohet planprogrami i punës dhe për këtë shkak mungojnë rezultatet e reprezentacionit . - nëse me veprimet e tij e ulë renomen e BOKSIT e në veçanti ate të Kosovës. - Për shkaqe të parapara me ligj ose me marrëveshje të kontraktuar.
Neni 07. Nëse Selektori- jep dorëheqje apo i pushojnë obligimet nga ndonjë arsye tjetër, Bordi i FBOXK-së emëron Ushtruesin e detyrës së selektorit deri në zgjedhjën e -selektorit të rinj.
Neni 08. Selektori në afat prej 30 ditëve nga emërimi i tij duhet të propozoj bashkëpunëtorët e tij si vijon: - 2 trajnerët bashkëpunëtorë - mjekun – fizioterapeutin.
Bordi I FBOXK – propozon edhe zgjedhjen e selektorit të reprezentacioneve të grupmoshave të reja. - juniorëve , kadetëve, pionerëve dhe selektorin e femrave.
Neni 09. Detyrat dhe punët e Selektorit : - Hartimi i planit vjetorë të punës me reprezentacionet, të cilin e aprovon Bordi i FBOXK-së. - Hartimi i programit vjetor të punës me reprezentacionet sipas pjesëve dhe etapave . Caktimi i Listës së gjerë të reprezentuesëve për çdo paraqitje kohore. - Caktimi i Listës së ngusht të reprezentuesëve para çdo paraqitje të reprezentacionit . - Udhëheqja profesionale e stërvitjeve-ushtrimeve dhe garave të reprezentacionit.
Neni 10. Selektori-përcjell zhvillimin dhe përparimin e boksierëve të rinjë, kandidatëve të mundshëm për reprezentacion, si dhe punën, formën dhe rezultatet e tyre.
Neni 11. Selektori në mënyrë obligative bashkëpunon me boksierë, trajnerët e klubeve, Komisionin shëndetësorë si dhe me profesionistët e lëmive tjera, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për arritjën e rezultateve sa më të mira të Përfaqësueses.
Neni 12. Me rastin e përzgjedhjes së kandidatëve të reprezentacioneve, është i obliguar bashkëpunimi me trajnerët e klubeve, në mbikqyrjen e përbashkët të realizimit të programeve individuale të punës.
Neni 13. Selektori duhet ti jep raport në formë të shkruar Bordit të FBOXK-së mbi përgatitjet dhe çdo garë në afat prej 30 ditësh nga përfundimi i aktivitetit.
Neni 14. Selektori është i obliguar që sipas ftesës së Bordit të FBOXK-së të merr pjesë në mbledhjet e tij”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.