Boksieri i Kosovës, Luan Morina, ka treguan boks të mirë, duke e mposhtur Bjellorusinë.
Një fitore e madhe e boksierit tonë i cili synon medalje në Sarajevë.
“Sot u zhvilluan të tetet e finales të Kampionati Evropian për shkollar Sarajevë.
Në ring u paraqiten 66 kg Luan Morina kundër boksierit nga Bjellorusia Sabaleuski Saveli ku u zhvillua një luftë e fortë duke shkëmbyer goditje të forta. Luani ynë nuk u ndal 3 raundet duke sulmuar kundërshtarin bjellorus deri në ramjen e gongutdhe me plot meritë me rezultat 3:2 fitues u shpall boksieri Luan Morina.
Ai në çerekfinale me 17 gushtë për medalje do të boksoj kundër boksierit hungarez Horvath Laszio.
Ndërsa në sesionin e dytë boksoi Rigon Demaku i cili pati short të keq dhe humbi kundër boksierit nga Rusia Kalaganov Dmitrii me përvojë.
Trajneri Faton Xhakli u nda i kënaqur me boksin që tregoi Luan Morina dhe beson ne fitoren e radhës për medalje”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.