Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit, ka befasuar me deklaratën e tij kur u shpreh se dyshon se sfida e titullit kampion bote të peshës së rëndë mes kampionit në fuqi Tyson Fury dhe sfidantit amerikan Deontay Wilder nuk doi të zhvillohet më 9 tetor.
Kjo është data e dytë për zhvillimin e triologjisë mes dy boksierëve, teksa data e parë, më 24 korrik, u anullua pasi Fury doli pozitiv me Covid-19.
“Mendoj se kjo sfidë e datës 9 tetor nuk do të zhvillohet.
Unë këtë gjë thashë edhe për datën 24 korrik dhe profecia ime u konfirmua. Këdo që të pyesni nëse është 100% i sigurt se kjo sfidë do të ndodhë më 9 tetor do të dyshojë”, deklaroi Eddie Hearn, pa dhënë detaje të tjera. Fury, 30 fitore e 1 barazim, do të mbrojë titullin e kategorisë WBC ndaj Wilder, 42 fitore, 1 humbje e 1 barazim.