Boksieri amerikan Deontay Wilder po përgatitet fort për duelin e 9 tetorit ndaj rivalit britanik Tyson Fury, sfidë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e rëndë, që mbahet nga ky i fundit. kjo përballje, e treta mes tyre, do të zhvillohet në Las Vegas.
Sipas mediave amerikane, përgatitja e Wilder po përqendrohet më së shumti në aspektin fizik, me peshat, për të rritur fuqinë e grushtit të tij. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ai ka treguar se mund të ngrejë 155kg edhe pse ky nuk është maksimumi për të.
Duket se Wilder po kërkon të ulë disa kilogramë, duke qenë se në përballjen e fundit mes tyre ai ishte shumë më i rëndë se britaniku.
Kjo ndoshta ndikoi edhe në humbjen e tij me “KO”, duke pësuar humbjen e parë në karrierë e dorëzuar edhe titullin kampion.