Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, reagon në lidhje me Kampionatin Ballkanik, pasi që Kosovës i mohohet e drejta e pjesëmarrjes me reagimin e Serbisë.
Makolli është i revoltuar me këtë rast, duke thënë se Kosova është e barabartë me të gjitha federatat, por kjo u bë për shkaqe politike dhe nga sekretari i Federatës Ballkanike, i cili është serb.
“Në Kampionatin Ballkanik i cili do të mbahet këto dy - tre ditë në Shkup, kick-boksierëve dhe sportistëve të Kosovës nuk ju lejua të marrin pjesë në këtë kampionat.
Sipas tyre vonesa në regjistrimin e garueseve, gjë që nuk ishte e vërtetë sepse regjistrimi dhe pranimi veç ishte bërë nga kryetari i Federatës Ballkanike z. Vladimir Sitar, problemi nuk ishte aty, sepse garuesit kanë qenë në short dhe i kanë pas kundërshtarët dhe meçet si dhe akomodimin ne hotelin zyrtar të organizatori, mospranimi ynë në gara ishte politik.
Ky problem ishte Serbia, e cila kishe bërë ankesë se gjoja ishim vonuar për regjistrim dhe në qoftë se ju e lejoni Kosovën që të marrë pjesë në gara, ne do të tërhiqen nga Kampionati.
Serbia i kishte paraqitë 57 garues ndërsa ne vetëm 4 garues.
Megjithatë në prapëseprapë shkuam në Shkup me garues dhe pasi e mbajtën edhe një konsultim, edhe Federata Ballkanike e mbajti të njëjtin qëndrim.
Sekretari i Federatës është serb dhe në një moment mua me tha :”Ku ka serb në short nuk mundet me pas garues të Kosovës, se nuk garojmë me ju”.
Kjo është pengesa e parë prej që jemi anëtar në WAKO”, reagon Makolli.