Bordi i Federatës së Boksit të Kosovës, megjithatë zgjodhi selektorët e rinj të Kombëtares së Kosovës. Shefki Bogujevci nuk është më selektor, në vend të tij emërohet Besim Brahimi.
"Pas konkursit të FboxK për selektor i hapur deri më 25 gusht, dje në mbledhjen e rregullt bordi i Federates së Boksit zgjodhi selektorët e seniorëve, të rinjëve U18, juniorëve U16, shkollarëve U14 dhe femrave.
Në FboxK kanë konkurruar 6 kandidatë, 2 nga ata nuk i kanë përmbushë kriterët dhe 4 kanë qenë në garë për selektor.
Pas votimit nga Bordi i FboxK, janë zgjedhur:
– Selektor për senior dhe të rinjë U18, Besim Brahimi.
– Selektor për junior U16 dhe shkollar U14, Besnik Vranovci.
– Selektor i femrave të të gjitha grupmoshave, Faton Xhakli", thuhet në njoftim të federatës.