Në fund të korrikut të këtij viti, Mehmet Bogujevci u largua nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës.
Në fillim të shtatorit të këtij viti, largohet edhe vëllai tjetër i Mehmetit.
Shefki Bogujevci nuk është selektor i Kombëtares së Kosovës.

Mehmet dhe Shefki Bogujevci
Brenda një muaj largohen dy vëllezërit nga pozitat e fuqishme, njëri nga pozita e sekretarit të përgjithshme dhe tjetri nga pozita e selektorit.
Dy emra të mëdhenj të boksit, vëllezërit Bogujevci, që i takojnë gjeneratës më të lavdishme të boksit në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, me Prishtinën e madhe, sot nuk janë pjesë e institucionit.
Dy emra të mëdhenj, që i dhanë shumë boksit, largohen brenda një muaj!
Mehmet Bogujevci është nënkampion i botës në boksin amator në vitin 1978.
Mehmet Bogujevci u largua me vet dëshirë, por Shefkiu ende nuk dihet sepse ai ende nuk e ka thënë fjalën e tij përfundimtare!
Fundja, vëllezërit u larguan së bashku për një kohë të shkurtër! Pa këta emra boksi nuk e ka fuqinë e dikurshme, jo vetëm pa këta por edhe pa Xhevdet Pecin, Aziz Salihun, Nazif Gashin etj.