Me 11 shkurt të vitit 2002, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në rezitencën e tij në Velani, e kishte pritur boksierin me famë botërore, Luan Krasniqi.
Një takim i përzemërt dhe domethënëse në atëkohë.
“Dr. Rugova u shpreh se dëshirë e gjithë popullit tonë është që Luani t'i mbrojë ngjyrat e Kosovës.
Në këtë rast ai falënderoi popullin gjerman, i cili tashmë është dëshmuar si popull fisnik, që i ka dhënë mundësinë Luanit që të afirmohet duke boksuar në flamurin e Gjermanisë”, ka shkruar me 12 shkurt të vitit 2002 gazeta “Bota sot”, me autor gazetarin Liman Gashi.
Në anën tjetër edhe Luan Krasniqi u shpreh se është shumë i kënaqur që gjendet në Kosovë.
"Të gjithë i falënderoj për mikpritje dhe po ashtu ju premtoj se në të ardhmen do t'u gëzoj suksese të reja" - ishin fjalët e Luanit për të vazhduar:
"Është më së e nevojshme që sa më parë të ndërtohen institucionet shtetërore të Kosovës dhe së bashku me ato edhe strukturat sportive, nëpërmjet të cilave sporti i Kosovës do ecte përpara, ngase Kosova ka shumë talentë të sportit, të cilët do të afirmohen në të ardhmen".