Boksieri amerikan Evander Holyfield, që u rikthye në ring të dielën e kaluar pas një dekade pushim në moshën 58-vjeçare, mund të mos ngjitet më në ring.
Komisioni mjekësor i Florida ka dhënë urdhër që ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, një nga legjendat e këtij sporti, të qëndrojë pushim absolut.
Ai u mund me “KO teknik” në raundin e parë ndaj Vitor Belfort dhe duket se dëmtimi që ka pësuar është më i madh nga sa mendohej.
Sidomos për moshën e tij. Për këtë arsye, është vendosur që Holyfield të qëndrojë pushim absolut për 30 ditë dhe më pas do të dalë sërish para komisonit mjekësor.