Florian Marku do të përballet nesër me kundërshtarin Maxim Prodan.
Para këtij meçi të madh janë kryer tashmë matjet e fundit dhe është bërë përballja sy me sy në mes dy bokserëve.
Megjithatë, një lajm aspak i mirë vjen nga matja e boksierit shqiptar, atje ku ka rezultuar mbi peshën e lejuar për këtë meç.
Markut i janë dhënë dy orë që të bëjë edhe një matje tjetër, atje ku do të përcaktohet përfundimisht vendimi për të.