Në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, do të zhvillohen disa meçe, ku vëmendja kryesore e gjithë shqiptarëve është te boksieri ynë, Florian Marku.
Meçet do të zhvillohen në disa kategori si WBA, WBO dhe IBF.
28-vjeçari do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan dhe tanimë janë mësuar edhe oraret e meçeve.
Dueli mes Florian Markut dhe Maxim Prodan do të fillojë nga ora 20:30 dhe është i vlefshëm për titullin e kategorisë së peshave të lehta.
Ndërkohë dueli kryesor i kësaj mbrëmje padyshim që është ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.
Joshua dhe Usyk pritet të dalin në ring rreth orës 23:15 me kohën tonë lokale.