(E plotësuar): Florian Marku kampion i IBF-së në peshat e mesme.
Sonte erdhi titulli i parë, brezi i Kampionit Ndërkombëtar të Federatës IBF..
Mrekulli. Një shqiptar që çon peshë botën sportive. Gjyqtarët kësisoj vendosën: 99:91 për Prodan, 97:93 Marku , 96:94 për Markun.

Boksieri shqiptar, Florian Marku dhe ukrainasi Maxim Prodam, treguan luftë të madhe në stadiumin e Tottenhamit në Londër.
Marku fiton me vendim të gjyqtarëve, Prodan kokulur dhe i zhgënjyer. Marku boksoi 10 raunde me boksierin ukrainas.

Florian Marku,një luftëtar i madh, luftoi me zemër të madhe, krijoi epërsi ndaj kundërshtarit.
Marku në secilin rund ishte i kujdesshëm deri në pikën e fundit, duke i dhënë goditje herë pas here kundërshtarit.

Goditje përvëluese që bënin edhe dallimin. Fitore e madhe e Markut, djaloshit me plis të bardhë, që kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët po i bën krenarë.
Rundi i dhjetë, përfundon.
Rundi i nëntë, shkëmbyen grushte, Marku paksa me energjikë.
Edhe rundi i tetë mjaft interesant, Florian Marku godet disa herë por edhe rivali mhaft i rrezikshëm.

Rundi i shtatë jo edhe aq i mirë për Markun në përballje me ukrainasin Maxim Prodan.
Rundi i gjashtë, të dy boksierët po tregojnë luftë të madhe në ring.
Ka nisur meçi mes Florian Markut dhe Maxim Prodan.
Florian Marku synon titullin e IBF në kategorinë e mesme në boks.
Meçi kryesor i natës së sontme do të jetë ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.
Meçin mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
***
Florian Marku po lufton.
Para meçit të tij me Prodan do të jenë edhe dy meçe, kurse diku rreth 20:00 Florian Marku përballet me ukrainasin.

Mbrëmja e madhe e Florian Marku, arrin në stadium!
Të gjithë po e presin me padurim meçin e shqiptarit Florian Markut dhe ukrainasit Maxim Prodan.

Meçi që pritet me emocione dhe që luftohet për titullin ndërkombëtarë, IBF.
Gjithçka është e gatshme në “Tottenham Hotspurs Stadium”, ndërsa kajmaku është në 23.15, ku ndeshen britaniku Anthony Joshua dhe ukrainasi Oleksandr Usyk, luftë për titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në peshën e rëndë.
Mbrëmje madhe e boksit, ndërsa meçi drithërues gjithsesi është edhe mes Markut dhe Prodan.