Gjyqtarët vendosën 2:1 për mbretin e ringut, shqiptarin Florian Marku.
Boskieri Marku ngadhënjeu pas 10 rundeve ndaj ukrainasit Maxim Prodan dhe stoliset me titullin e kampionit ndërkombëtar – IBF në peshën e mesme.
Gjyqtarët kësisoj vendosën: 99:91 për Prodan, 97:93 Marku, 96:94 Marku.
Emocione të pafundme në Londër përkatësisht në stadiumin e Tottenhamit.