(E plotësuar) - Mbrëmje spektakolare, ukrainasi Oleksandr Usyk mposht britanikun Anthony Joshua, duke fituar tituj e botës në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në peshën e rëndë.

Me vendim unanim të gjyqtarëve, Oleksander Usyk u shpall kampion i ri i botës, duke e rrëzuar nga froni Joshuan. Gjyqtarët votuan me pikë për Usyk, (117:111, 116:112, 115:113).
Rundi i 12-të, fundi i rundit ka qenë shumë i keq për Joshuan.
Në sekondat e fundit të duelit Joshua rrezikoi të humbiste me nokaut, por ja doli të qëndrojë në këmbë. Kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë për boksierin ukrainas prej të cilave 13 i ka arritur me anë të nokautit.
Secili rundë i ka pasur veçoritë e veta, herë Joshua më i mirë e herë Usyk. Gjithçka do të vendoset nga gjyqtarët.
Rundi i 11-të, të dy boksierët po japin atomin e fundit, qoftë njëra palë qofta tjetra nuk po e gjejnë edhe nokautin deri me tash, duket se ky meç do të vendoset ne vendim të gjyqtarëve.

Rundi i 10-të, super lufta po shkon drejt fundit për titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në peshën e rëndë. Nuk ka më kalkulime, si njëri po ashtu edhe tjetri kanë futur në përdorim tërë energjinë.
Rundi i nëntë, stadiumi i Tottenhamit në Londër, është përplot shikues. Joshua po sulmon.
Rundi i tetë, luftë e madhe, siç thuhet në zhargon sportiv, jetë a vdekje. Ukrainasi shumë i kujdesshëm. Joshua synon me ndonjë goditje të hedh në tokë rivalin.
Rundi i shtatë, me maturi boksojnë Joshua - Usyk, duke shkëmbyer goditje ndaj njëri - tjetrit. Josha po e ka shumë vështirë.
Rundi i 6-të, atmosferë drithëruese në Londër, Joshua po lufton me zemër, ndërsa rivali po kërkon mrekullinë. Joshua e godet fuqishëm ukrainasin pikërisht nga fundi i rundit..
Rundi i pestë, po zhvillohet luftë madhe, boksieri ukrainas i papërshtatshëm. Joshua po has në telashe. Usyk po shpëndan herë - herë goditje të rrezikshme.
Rundi i katërt, qysh në fillim të rundit Usyk godet jashtëzakonisht keq Joshuan. Joshua kërkon fitore me nokaut.
Rundi i tretë, të dy boksierët kalkulojnë, duke pritur nga ndonjë gabim të përfitojnë. Usyk mjaft i rrezikshëm.
Rundi i dytë, boksierët luftojnë me kujdes të shtuar, duke mos lejuar nga ndonjë gabim që të pësojnë. Joshua po tregon zgjuarsi ndaj Usyk.
Rundi i parë, boksierët po luftojnë, Joshua - Usyk
Fillon meçi.
Boksierët në ring, në prag të luftës së madhe.
Anthony Joshua del në ring, shpërthen atmosfera.Gjithçka gati.
Minutat drithërues! Atmosferë madhështore në Londër.
E gjithë bota sportive me sy e vesh nga Londra, po e presin në drithërima meçin e madh mes britanikut Anthony Joshua dhe ukrainasit Oleksandr Usyk, luftë për titujt e botës në versionet WBA, IBF, WBO e IBO në peshën e rëndë.
Joshua, si gjithmonë optimistë, kërkon fitore, ndërsa Usyk është në ethe të këtij meçi.

Usyk, siç thuhet në zhargon sportiv, të jesh apo të mos jesh përball Joshuas së fuqishme.
Kush do të jetë më i fortë?
Gjithçka do të shihet pas orës 23.00 kur pritet të fillojë meçi.
Për të ndjekur meçin klikoni KETU