Florian Marku, kampioni i botës së peshave të mesme IBF, tha se nuk i ka problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë.
Marku theksoi se publiku kur mbaroi ai ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë.
Marku: Unë kam një ndeshje me 20 nëntor. Do të rri një javë pushim dhe pastaj do të vizitoj edhe familjen time, kur të vi aty.
Unë nuk i kam problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë. Unë isha ndeshja e dytë e eventit. Nuk e kemi pritur aq shumë njerëz. Publiku kur mbarova unë ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë.
Unë e kam nisur boksin në Greqi, por me kickboks. Por mua më kanë quajtur gjithmonë si boksieri dhe prandaj kam kaluar lehtë në boks.