Arrestohet kampioni i botës

Boksi

Arrestohet kampioni i botës

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 13:09
Arrestohet kampioni i botës

Ish-kampioni i botës në artet marciale mikse, Jon Jones (pesha light heavyweight-pesha deri 93kg), është arrestuar në Las Vegas dhe më pas është lënë i lirë nga policia. Ai është akuzuar për dhunë në familje.

Mediat amerikane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e premte. Jones, 34 vjeç, është akuzuar për dhunë në familje, kundërvatje rrugore si dhe plagosjen dhe manipulimin e incidentit të një makine.

Jones është mbajtur për 12 orë në polici dhe është liruar pasi ka paguar 8 mijë dollarë, shumë e caktuar nga gjyqtari për liri me kusht. Jones ndodhej fundjavën e kaluar në Las Vegas për të marrë pjesë në një ceremoni.

Ai do të hynte në “Hall of Fame” si kampion i padiskutueshëm i peshës “light heavyweight”.

Në karrierën e tij ai numëron 26 fitore, 1 humbje dhe 1 duel pa rezultat. Jon Jones, që nuk duelon prej shkurtit 2020, ka deklaruar se mund të rikthehet vitin tjetër në kafaz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat