Legjenda e boksit, Manny Pacquiao është pensionuar nga boksi për t’u përqendruar në karrierën si politikan.
Lufta e fundit e 42-vjeçarit ishte një disfatë ndaj Yordenis Ugas në Las Vegas muajin e kaluar.
“Sapo e dëgjova kambanën e fundit. Boksi mori fund”, tha Pacquiao.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Pacquiao e përshkroi pensionimin si vendimin më të vështirë në jetë, duke shtuar se boksi i kishte dhënë mundësi ta luftonte varfërinë dhe guximin për të ndryshuar shumë jetë.
“Kurrë nuk do ta harroj atë që e kam bërë dhe që e kam arritur në jetë”, shtoi ai.