Federata e Boksit e Kosovës, ka bërë të ditur se janë të gatshëm për Kampionatin e Kosovës.
Sipas tyre, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për garën që do të zhvillohet në Mitrovicë.
“Kampionati Individual i Kosovës në boks mbahet nga 1 – 3 tetor në Mitrovicë për të gjitha grupmoshat.
Meçet fillojnë në ora 15.00.
Në kampionat marrin pjesë klubet të cilat janë të regjistruara pranë FBOXK-së dhe kanë bërë regjistrimin për vitin 2021.
Gjyqtarë që ndajnë drejtësinë Aliriza Rexhepi, Rasim Rrustemi, Agim Shala, Agim Tahiraj, Fadil Bekteshi, Safet Syla, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Marigona Beadini, Agron Nushi, Luan Krasniqi, Fatlum Agushi, Filip Nue dhe delegatë Sylejman Voca e Nadir Shllaku”, - njofton Federata e Boksit e Kosovës.