Mbrëmë përfundoi turneu i boksit “Sylë, Idriz dhe Milazim Balaj” në boks.
KBO Dukagjini nga Klina, bëri organizim të mirë, ku u organizuan 9 meçe mjaft interesante.
Juria shpalli dhe boksieret më të mirë të turneut.
Boksieri më i mirë: Planet Berisha; tekniku më i mirë Rilind Muriqi; çifti më luftarak Medin Ramadani e Sylejman Koca.
Boksieri vendorë Rexhep Morina.
Gjyqtarë: Agim Tahiraj, Safet Syla, Fadil Bekteshi dhe delegat Nadir Shllaku.